Sali Berisha është i për influencën e tij në PD-në që duket se do e "vë në punë" pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD. Pyetur nëse do të bëj parti të re, Sali Berisha nuk dha një përgjigje konkrete, por tha se "do bënte gjithçka me çdo demokrat dhe shqiptar për të vendosur sovranitetin e partisë".
"Me veprimin e tij, Basha shkelmoi parimet themelore, PD e kanë themeluar zotërinj, studente intelektual, në kulmin e izolimit dhe rrethimit, kanë vendosur parimin e të drejtave njerëzore, sot Lulzim Basha nën presionin të lobimit korruptiv, Rama-Soros, shpall vendim të paligjshëm në historinë e pluralizmit shqiptar. Tani unë besoj se këto që të thashë, një gjë të siguroj së Sali Berisha do bëj gjithçka me çdo demokrat dhe shqiptar për të vendosur sovranitetin e partisë, që Lulzim Basha do të jepte 5 herë dorëheqjen para se të shkelmonte", tha Sali Berisha.
Lajmi kryesor:
E përjashtoi nga PD, Berisha: Vendim personal i Bashës, të jepte 5 herë dorëheqjen, u kërcënua me sanksione! Do bëj gjithçka të rikthej sovranitetin e PD, i hapur për çdo post, do jem në Kuvend
B.K./ReportTv.al