Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia avokatin e Korçës, Arben Lena, i arrestuar për korrupsion. Lena do të qëndrojë në masën e ‘arrestit shtëpiak’, deri në përfundim të hetimeve.
Ai u arrestua në janar të këtij viti me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës për lirimin e një të arrestuari për trafik klandestinësh.
Lena u arrestua më 27 janar, ndërsa akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës, për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici i arrestuar për trafikim refugjatësh.
Skema u godit më 26 dhjetor të vitit 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër në detyrim paraqitje. Sekserët Nikoll Hafesllarin dhe Nikoll Jeskun do të merrnin 5 mijë euro nga familjarja e të arrestuarit, Artiana Kozici, ndërsa në skemë sipas SPAK është e përfshirë edhe avokatja Dajana Kodra.
Ky eshte nje nder njerezit me te zote dhe nuk ka nevoje te premtoje per ndikime tek gjyqtari. Ia futen se fliste shume nepe intervista.
PërgjigjuKap dhe lira,kjo eshte drejtesia ne vendin e Derrave shqiperi!
PërgjigjuDrejtesi do kete kur te kapin prokurore dhe gjykatesa dhe ti fusin ne burg dhe sekuestrojne pasurite. Drejesi do kete kur te futet Velija ne burg.Jo meren me 5 milione leke te kalbura.