‘Do kishe përfunduar në polici’/ Sherr në Big Brother, Erjola: Je skizofrene! Ilnisa: Kështu të kanë mësuar prindërit?

10 Shkurt, 21:55| Përditesimi: 10 Shkurt, 22:10

  • Share

Shtëpia e Big Brother VIP Albania 3 është përfshirë së fundmi nga një përplasje e ashpër mes 2 konkurrenteve, Ilnisës dhe Erjolës.

Një konflikt në kuzhinë rrezikoi të dyja vajzat të cilat po gatuanin me vaj të nxehtë. Erjola shkoi në kuzhinë për të gatuar disa vezë por nuk u lejua nga Ilnisa e cila e kritikoi se po e bënte me vaj.

Ndërsa moderatorja i kujtoi se kuzhina nuk është pronë e saj. Përplasja përshkallëzoi dhe banoret kaluan në ofendime ndaj njëra-tjetrës. Erjola e quajti skizofrene ndërsa Ilnisa i kujtoi edukatën e prindërve, gjë që preku moderatoren.

Pjesë nga debati:

Erjola: Mos më shty tiganin, se mund të digjem

Ilnisa: Ti erdhe… çfarë taskirati kam që po më bën me pika

Erjola: Po ti avash se më shtyve tiganin me vaj të nxehtë, doje të më digjje o skizofrene

Ilnisa: Çfarë the m’i

Erjola: Po më shtyve tiganin

Ilnisa: Çfarë the

Erjola: Po ik o Ilnisa na lër rehat, atë thashë!

Ilnisa: Sheh ndonjë pasqyrë këtu, duke parë veten

Erjola: Më lër se erdha për qetësinë time, mos më cito

Ilnisa: Si nuk të vjen turp

Erjola: Ik se me ty nuk rrihet, nuk hahet, nuk pihet

Ilnisa: Kujdes se po gatuaj, shiko si më bëre

Meri: Kujdes se keni gjëra të nxehta dhe po bëni ndonjë dëm, ju lutem qetësohuni se do të digjeni

Erjola: Të më kishte rënë vaji mua, e shikoje ti si fluturoje, do kishe përfunduar në polici

Ilnisa: Nuk ka kamera këtu? Që ti je hipokritja dhe mashtruesja më e madhe në këtë shtëpi, kjo nuk do mend

Erjola: Ik, se ti edhe në bukë do sherr

Ilnisa: Do protagonizëm

Erjola: Protagonizëm do ti se nuk të fola

Ilnisa: Sa turp

Erjola: Nuk e ke marrë me tapi

Ilnisa: Turp për ty, kështu të kanë edukuar prindërit?

Erjola: Të më përmedësh babin dhe nënën që nuk e kam, unë nuk ta lejoj. Si më provokon te prindërit, kur e di që nuk i kam. O ndyrësirë. Nuk bie në nivelin tënd.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?