'Do jenë shembull i zhvillimit modern', Rama dhe Ahmetaj inspektojnë punimet në Krujë: Nis puna për ndërtimin e 75 shtëpive dhe 7 pallateve

21 Janar 2021, 16:13| Përditesimi: 21 Janar 2021, 16:29

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka kryer inspektime në zonën e Krujës shoqëruar me nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, si dhe kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Ahmetaj tha se Bubqi, Thumana dhe Fushë Kruja do të jenë shembull i zhvillimit urban modern pas rindërtimit.

"Donatorët sot kanë përfunduar shkollën e parë në Krujë. 45 familje do jetojnë në 7 pallate që do të ndërtohen. Bubqi dhe Thumana kanë model i zhvillimit modern. Sot ka përfunduar shkolla e parë nga ana e donatorëve. Ka përfunduar shkolla e parë.

Fushë-Kruja Thumana Bubqi kanë për të qenë shembull i zhvillimit i zhvillimit urban modern, qoftë i njësive individuale qoftë i kombinimit me njësi kolektive", tha Ahmetaj.

Rama u shpreh se punimet po ecin mirë dhe se  një shkollë e re u ndërtua nga themelet.

"Bubq, Krujë - Pas përfundimit të krejt infrastrukturës nis puna për ndërtimin e 75 shtëpive dhe 7 pallateve katërkatësh, ndërkohë që themelet e shkollës së re sapo kanë përfunduar e po hidhet pllaka e katit të parë. Punimet po ecin shumë mirë. Puna vijon intensivisht", thotë Rama.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Prof.Uci: 21/01/2021 17:16

    Ore ndërtoni Qytete rreth Shesheve..,ku Shkolla e Pallati i kulturës,qendra shëndetësore me bibliotekën të jenë në qendër...Respektoni arkitekturën,dhe estetikën..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?