Do i ndajë paratë me Berishën për fushatën e 14 majit? Meta pa përgjigje: Kemi koalicion idealesh, është për interesin qytetar

13 Prill 2023, 14:05| Përditesimi: 13 Prill 2023, 14:31

  • Share

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje nëse do i ndajë paratë me Sali Berishën për fushatën politike të zgjedhjeve të 14 majit.

Në daljen për mediat ku tha se do të sjellin një plan që do të ulë koston e jetesës, Meta u pyet nëse do të ndajnë shpenzimet me Sali Berishën duke qenë se kanë formuar koalicion, por e shmangu përgjigjen duke thënë se po bashkëpunojnë për interesin qytetar.

“Ky koalicion është idealesh, është koalicion i interesit qytetar, publik, i interesit kombëtar për t;iu rikthyer qytetarëve sovranitetin e tyre mbi bashkitë dhe këshillave bashkiakë dhe kjo do të ndodhë në mënyrë absolute dhe ky është një koalicion që gëzon mbështetje mbarëpopullore për interesin e kësaj shumice dërrmuese dhe po lufton. Kjo i mjafton për të qenë i pari sic ka rënë edhe në shortin e KQZ”, tha Meta.

Meta foli edhe për takimin me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të cilin tha se SHBA janë të përkushtuara për parimin e demokracisë. I pyetur nëse pati kërkesa specifike për Sali Berishën, Meta u shpreh se cdo gjë e kanë bërë të qartë një ditë më parë për cështjet që diskutuan.

“Besoj se përmes komunikatës zyrtare janë bërë të qarta çështjet kryesore në vlerësimin tonë dhe qëndrimet e partisë së lirisë. Marrëdhëniet tona kanë qenë dhe janë të vazhdueshme, të sinqerta dhe të hapura me SHBA. E rëndësishme që SHBA janë të përkushtuara për parimin e demokracisë në Shqipëri, të shqetësuar për nivelin e korrupsionit dhe inkurajojnë luftën kundër korrupsionit, SHBA janë të interesuara që të mbizotërojë demokracia”, tha Meta.

Ndërkohë kreu i Partisë së Lirisë theksoi se pas 14 majit, do të sjellin ndryshim në nivel vendor pasi kanë përgatitur planin për të ulur koston e jetesës duke ulur taksat.


Lajmi kryesor:

Ku i gjen paratë për fushatë? Berisha: Na financon fryma e fitores, Rama i dha fondet dyshes që e mban peng! Akt i turpshëm


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?