Kokaina e sekuestruar

Do fuste drogë te babai në burg, policia e Kukësit i gjen 50 gr kokainë 9-vjeçares! Ishte fshehur në tullumbace

22 Dhjetor 2021, 16:53| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 17:08

  • Share

Policia e Kukësit ka sekuestruar 50 gr kokainë në xhupin e një 9-vjeçareje e cila do ta fuste drogën tek babai në burg.

Report Tv mëson se kokaina u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9-vjeçare të të paraburgosurit.

Sipas raportimeve lënda narkotike do të dërgohej tek i paraburgosuri me inicialet G.I. Ndërkohë kanë nisur hetimet nga autoritetet.

"Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve (kontrollit fizik) mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar  si lëndë narkotike. Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9 vjeçare të të paraburgosurit G.I. Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria."-thuthet në njoftimin e Policisë së Burgjeve Kukës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?