Do e ‘strehojë’ PL-Rithemelimin? Nesho: Të përgatitur për të hyrë në zgjedhjet e 2025 në të gjitha mënyrat

6 Mars, 18:46| Përditesimi: 6 Mars, 19:40

  • Share

Partia e Lirisë ka lënë të hapur çdo formë koalicioni me Rithemelimin për zgjedhjet e 2025. Kështu deklaroi në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho.

“Ne jemi pjesë e një unioni të opozitës për të fituar zgjedhjet.  Ne jemi të gatshëm të futemi në të gjitha mënyrat në zgjedhje (si me koalicion para zgjedhor ose pas zgjedhor), e rëndësishme është që populli shqiptar të zgjedhë i lirë. Kemi disa procese zgjedhore që janë bërë të papranueshme".

Ndalur te situata politike në vend, Nesho tha se Partia e Lirisë vijon bashkëpunim me Rithemelimin.

“Bashkëpunimi qëndron në të gjitha nivelet”, shtoi ai.

Ai u shpreh se nëse çështja e vulës së PD nuk do të ketë marrë zgjidhje përfundimtare, PL është e gatshme që në zgjedhjet e 2025 të “strehojë” nën logon e saj Rithemelimin si në zgjedhjet e 14 majit.

“PL është e gatshme. Sot opozita është mëse e bashkuar. PD ka arritur në moment të plotë unifikimi”

“Ne po shikojmë një organizim kapilar në të gjithë vendin. Prandaj është një nga alternativat më të besueshme dhe me punën e saj do tregojë se ka përkrahjen e një populli”.

Një koment pati dhe për dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri me dy vite burg për blerje votash.

“Është një proces i manipuluar. Ajo që i ndodhi Belerit mund t’i ndodhë çdo njeriu në Shqipëri. Ngjarja me Fredi Belerin tregon se nuk respektohen në Shqipëri ato të drejta minimale siç është e drejta për një proces të barabartë”, u përgjigj Nesho.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/03/2024 03:37

    Po per te humbur ne zgjedhjet e 2025,jeni pergatitur?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?