Këngëtarja, Ronela Hajati

'Do e përfaqësoja Shqipërinë edhe 5 herë të tjera' Ronela Hajati: Lali bëri histori në Eurovision! Këngëtarja ironizon 'Sunny Hill'

8 Gusht 2022, 10:08| Përditesimi: 8 Gusht 2022, 10:11

  • Share

Këngëtarja e shumëpërfolur, Ronela Hajati në një 'intervistë' virutale me ndjekësit e saj në Instagram ka folur edhe njëherë për pjesëmarrjen e saj në Eurovision.

Pavarësisht kritikave dhe komenteve negative që ka marrë, këngëtarja u shpreh se do ta përfaqësonte Shqipërinë edhe “5 herë” të tjera në Eurovision.

Pjesa më e madhe e pyetjeve që mori artistja kishin lidhje me Eurovision apo Festivalin e Këngës, ndërsa Ronela nuk ngurroi të përgjigjej. Teksa u pyet për festivalin 'Sunny Hill' ku performuan shumë kolegë të saj, ajo nuk e kurse ironinë.

-A do ta bëje edhe një herë Eurovisionin?

-Edhe 5 herë.

-Si e ke syrin për Fesivalin e Këngës?

-Këtë vit unë në fakt më duhet të dorëzoj trofeun fituesit të raadhës! Por nëse do të performoj “Sekret” live me orkestër këtë vit e di që do më kapë e qara.

Thuaji ndonjë shoqërie këngëtar/e për të marëë pjesë në Festivalin e Këngës këtë vit.

-Thoni çtë doni lali bëri histori! Kam ndjesinë që do ketë super-artistë dhe materiale shumë të mira këtë vit.

-Duhet të kishe qenë e ftuar në “Sunny Hill Festival”

-S’jemi në atë nivel akoma.

Këngëtarja nuk arriti të shkonte deri në finalen e Eurovision, madje performanca e saj u kritikua shumë në rrjet.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 08/08/2022 16:37

    Po e nxorr mir ate qe ke mes kembeve e ke te sigurt fitoren radhes tjeter

    Përgjigju
  • Ela: 08/08/2022 10:36

    Lali na felliqi me miqte e koleget qe nuk e njohin mire shqiperine por ndodhi te shihnin pak eurovision, ne qe jetojme jashte e qe duhej te shpjegoheshim qe artistet shqiptare nuk jane ashtu vulgare sic po prezantohej ne ate festival. Edhe pse vulgariteti eshte shtuar shume keto vite e noshta jo me kot fitoi edhe Ronela me kengen e saj te papame

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/08/2022 10:30

    Kjo grua vetëm artiste nuk është, për vetit e tjera është me një not 2-e !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?