Kronikë

Djegia e mbeturinave në plazhin e Spillesë, Meta: E papranueshme! Krim mjedisor me pasoja të rënda, duhet ndërgjegjësim dhe reagim i menjëhershëm

5 Korrik 2021, 21:03| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 21:04

  • Share

1564490214_LogoReportTVERE2.00100515.Still004.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me krimin mjedisor në plazhin e Spillesë në Kavajë, ku i është vënë flaka tonelata mbeturinash. Me një postim në Facebook, Meta shkruan se një gjë  e tillë është e papranueshme. Sipas Metës, ky krim mjedisor meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm të pushtetit vendor dhe institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit.

"E papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore, në prag emergjence, e shkaktuar nga mbeturinat në qendrat urbane dhe përgjatë bregdetit të Adriatikut, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.

Ky krim mjedisor, me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve, për florën e faunën dhe që dëmton imazhin e Shqipërisë, meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndëshkim nga drejtësia", shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Krim i rëndë mjedisor pranë plazhit/ Tonelata mbetjesh në zonën e Spillesë, bashkia Kavajë i hedh plehrat në vendgrumbullime të paligjshme dhe u vë flakën


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?