Makina e djegur e kryeplakut të Vermoshit

Djegia e makinës së kryeplakut të Vermoshit në Malësi të Madhe 4 ditë më parë, zbardhet ngjarja! Iu vu flaka nga një 60-vjeçare me probleme të shëndetit mendor

15 Prill 2022, 14:53| Përditesimi: 15 Prill 2022, 14:55

  • Share

Pas 4 ditësh, policia ka zbardhur djegien e makinës së kryeplakut të Vermoshit në Malësi të Madhe, Prek Vata. Bëhet me dije se makinës së Vatës iu vu flaka nga një grua 60-vjeçare, banuese në fshatin Vermosh, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas policisë, ajo e dogji makinën e Vatës për arsye të dobëta, por pa sqaruar se cilat ishin këto arsye.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?