Protestat në Suedi, foto arkiv

Djegia e Kuranit në Suedi, Ambasada amerikane paralajmëron rrezikun e një sulmi terrorist

7 Shkurt 2023, 22:41| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 22:45

  • Share

SUEDI- Ambasada Amerikane në Stokholm ka paralajmëruar rrezikun e një sulmi terrorist, pas incidentit me djegien e Kuranit disa ditë më parë.

Sidoqoftë, sipas autoriteteve lokale, situata është në kontroll dhe rreziku për një sulm real është i largët.

Më 21 janar, një politikan i ekstremit të djathtë në Suedi ka djegur një kopje të Kuranit, librit të shenjtë islamik, jashtë Ambasadës turke në Stokholm. Në lejen që Rasmus Paludan kishte marrë nga policia, kishte shkruar se protesta e tij ishte “kundër Islamit” dhe “kundër përpjekjeve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për të ndikuar lirinë e shprehjes në Suedi”.

Incidenti ka shkaktuar zemërim dhe protesta në botën myslimane, ndërsa Erdogan ka njoftuar Suedinë që të mos presë mbështetje nga Turqia për anëtarësim në NATO.

Suedia dhe Finlanda, me dekada, kanë qenë ushtarakisht neutrale. Por, lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar pikëpamjet e tyre për sigurinë.

Suedia e ka dënuar incidentin duke thënë se “provokimet islamofobike janë të tmerrshme”. Por, ministri i saj i Jashtëm, Tobias Billstrom, ka shkruar në Tëitter se “Suedia ka një liri të madhe të shprehjes"

Njofitmi i ambasadës amerikane

Kujtojmë se Erdogan sinjalizoi disa ditë më parë se Ankaraja mund të japë një vendim pozitiv për Finlandën çka nënkupton një ndarje të procesit të anëtarësimit të dy vendeve që kanë aplikuar në NATO.

Pas ngërçeve të krijuara nga Erdogan për këtë proces, në Suedi kanë shpërthyer protesta masive, të cilat kanë vijuar me djegien e Kuranit. Sidoqoftë, institucionet shtetërore të vendit janë shprehur njëzëri se zgjidhja e kësaj çështjeje do bëhet me diplomaci.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?