Presidenti turk, Erdogan

Djegia e Kuranit dhe protestat në Suedi, Erdogan i prerë : Nëse nuk tregoni respekt për Turqinë s’mund të merrni asnjë mbështetje nga ne

28 Janar 2023, 22:38| Përditesimi: 28 Janar 2023, 22:40

  • Share

Marrëdhëniet midis Suedisë dhe Turqisë janë pothuajse inekzistente pas incidentit në Stokholm, në të cilin ekstremisti i djathtë danez Rasmus Paludan i vuri zjarrin një kopje të Kuranit javën e kaluar.

Për shkak të këtij incidenti, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kërcënoi se do t’i jepte fund bisedimeve për hyrjen e Suedisë në aleancën e NATO-s.

“Nëse nuk tregoni respekt për Republikën e Turqisë apo besimet fetare të myslimanëve, atëherë nuk mund të merrni asnjë mbështetje nga ne për çështjen e NATO-s”, ka thënë Erdogan në Ankara.

Në kryeqytetin e Suedisë, më pas shpërthyen protesta të mëdha nga turqit dhe myslimanët të cilët treguan rebelimin e tyre kundër këtij akti.

Ambasada suedeze ka paralajmëruar të shtunën qytetarët e saj në Turqi që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin turmat dhe tubimet në këtë vend.

“Suedezëve në Turqi u kërkohet të monitorojnë zhvillimet dhe të shmangin tubimet dhe protestat e mëdha”, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme suedeze në faqen e saj të internetit në udhëzimet për qytetarët e saj jashtë vendit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?