Djegia e gomave të makinave në Kukës, ‘trendy’ për adoleshentët! Lagjet 'mbulohen' nga tymi, qytetarët të shqetësuar

2 Dhjetor 2023, 16:47| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 16:55

  • Share

Banorët e disa lagjeve në qytetin e Kukësit janë përballur edhe këtë të shtunë me tymin e krijuar prej djegies së gomave të makinave të vjetra, një situatë pqësëritet pothuajse çdo ditë nga persona të papërgjegjshëm.

Vetëm gjatë kësaj pasditeje shërbimit zjarrfikës të bashkisë Kukës i është dashur të ndërhyjë tre herë për shuarjen e flakëve të shkaktuar nga djegia e gomave kryesisht nga fëmijët e lagjeve të qytetit.

Ky fenomen në muajt e fundit është bërë shqetësues për banorët e pallateve që janë përreth shesheve e parqeve ku zakonisht zjarrvënësit i mbledhin gomat për t’i djegur më pas.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?