Djegia e dy makinave 3 ditë më parë në Vlorë, autorët donin t'i vidhnin, i vunë flakën pasi u dështoi plani! Del video, më pas tentuan të merrnin tjetër automjet në rrugën Transballkanike

10 Prill 2022, 09:15| Përditesimi: 10 Prill 2022, 13:41

  • Share

Dy automjeteve iu vu flaka tre ditë më parë në Vlorë, ndërsa kamerat e sigurisë kanë zbuluar se autorët kanë qenë dy persona, që i kanë spërkatur makinat me benzinë.

Ata nuk janë identifikuar ende, pasi kanë qenë me maskë, ndërsa bëhet me dije se fillimisht kishin shkuar për t'i vjedhur, por plani i dështoi pasi njëri prej automjeteve nuk ndizej si pasojë e baterisë, ndërsa tjetrin nuk kanë mundur ta hapnin.

Pas kësaj, ata i vunë zjarrin automjeteve, ndërsa tentuan sërish të vidhnin një tjetër automjet në rrugën Transballkanike pranë një karburanti. Report Tv siguroi filmimet e kamerave të sigurisë, ku shihen autorët, të maskuar, teksa tentojnë të hapin derën e automjetit, por u pikasën nga pronari dhe janë larguar me vrap. Burime nga Prokuroria e Vlorës bëjnë me dije se automjetet që ata tentuan të vidhnin, do të përdoreshin për ngjarje kriminale më pas.

Automjeteve q iu vu flaka ishin një furgon me targa greke në pronësi të Viktor Koretës dhe një automjeti tip 'Benz' me targa AA 051 AU në pronësi të Beniard Çobos. 

Ora 11:01
VIDEO/ Dogjën 2 makina në Vlorë pasi nuk mundin t'i vidhnin, momenti kur 2 personat me maskë tentojnë të vjedhin një automjet tjetër në rrugën Transballkanike

Report TV ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë të tentativës së vjedhjes së një automjeti në rrugën Transballkanike. Dy autorët, të maskuar, tentuan të vidhnin automjetin 3 ditë më parë, por u larguan me vrap pasi u pikasën nga pronari. Ata tentuan të vidhnin këtë automjet, pasi tentativës së dështuar për dy automjetet në Vlorë, të cilëve më pas i vunë flakën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?