Dje inspektuan inceneratorin e Fierit, PD: Sot duhet të ishte skenë krimi, po abuzohet me paratë e shqiptarëve

9 Shkurt 2022, 17:04| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 17:10

  • Share

PD e ka cilësuar inceneratorin e Fier një skenë krimi që vjedh paratë e shqiptarëve me urdhër të Ramës. Një ditë pasi shkoi dhe e inspektoi vetë inceneratoritn, deputetja e partisë Demokratike Dhurata Çupi shkruan se në të janë shpenzuar 28 mln euro në një kohë kur në të nuk përpunohen ende asnjë mbetje.

"Inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi,  pagesat duhet të kishin ndaluar dhe ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve të ishin para drejtësisë duke nisur me Edi Ramën. 28 mln euro janë shpenzuar për inceneratorin e Fierit dhe në të nuk përpunohet asnjë mbetje, ndërkohë që duhet të kishte përfunduar 3 vite me parë! Çdo ditë shqiptarët po shohin se si akuzat e PD për vjedhjen me inceneratorët po vërtetohen. Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës. Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit", shkruan Çupi.

Një ditë më parë anëtarë të Komisionit Hetimor, ishin dje tek Inceneratori i Fierit, ku panë nga afër ambientet. Ata janë informuar se ndërtimi është në përfundim, është na fazën e kolaudimit dhe përfundon brenda 40 ditëve. Drejtori i kantierit, Enid Dine tha se në Incenerator grumbullohen rreth 130 mijë tonë mbetje çdo ditë ndërsa theksoi se ende nuk ka nisur puna për përpunimin e tyre. Pas shumë përplasjeve mes opozitës dhe maxhorancës të cilët nuk binin dakord për afatin e punimeve të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, më 8 shkurt u miratua plani i hetimit dhe do të zgjasë deri më 25 shkurt. Pas inspektimit në inceneratorit të Fierit, Komisioni Hetimor nesër do të vizitojë Inceneratorin e Elbasanit dhe më 11 shkurt atë të Tiranës. Ndërkohë nga datat 21 shkurt deri më 23 shkurt do të thirren dëshmitarët për të dëshmuar.

Video e publikuar nga Partia Demokratike

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?