Dje 'bum' rastesh pozitive në Berat, COVID prek 5 punonjës në shëndetësi! Hyn në bashki, prokurori... e shkolla (Rastet)

24 Nëntor 2020, 09:48| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 13:47

  • Share

Shifrat e COVID në Berat për ditën e djeshme kanë qenë tepër të larta, ku ministria e Shëndetësisë raportoi 50 të infektuar në këtë qark vetëm për 24 orët e fundit.

Report tv mëson se mes 50 të infektuarve janë 5 mjekë dhe infermierë, 1 punonjës në bashkinë Berat dhe 3 policë.

Të prekur janë edhe 2 punonjës në Prokurorinë Berat, 1 kujdestare te qendra ‘Lira’, 5 mësues e nxënës në disa shkolla.

COVID ka hyrë edhe në  institucione të tjera, ku raportohen disa të infektuar.

Rastet e djeshme me COVID në Berat dhe ndarja sipas institucioneve:

Infektime në radhët e bluzave të bardha:

-1 infermier i kabinetit të neurologjisë.

-1 mjek oksigjenist.

-1 infermier në Repartin e Urgjencës.

-1 infermier në Poliklinikën e Specialiteteve.

-1 infermiere në Qendrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore.

Infektime në shkolla (mësues/nxënës).

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare "Mehmet Ali Vrioni".

-1 mësuese në shkollën e muzikës "Ajet Xhindole".

-1 mësues në shkollën 9-vjeçare "Shaban Sojli".

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë.

-1 mësues në shkollën 9-vjeçare  "Josif Prifti".

-2 nxënës në gjimnazin "Babë Dudë Karbunara".

-Kopshti ""Çlirim 1".

-2 edukatore.

Bashkia Berat:

-1 punonjës në bashkinë Berat.

DPV Berat.

-3 polic në DPV Berat.

Prokuroria e Rrethit Berat.

-Sekretarja e Prokurorisë së Beratit.

-1 kujdestare në Qendrën e Zhvillimit Rajonal "Lira".

-1 polic në Burgun e Beratit.

-1 punonjën në zyrat e OSHE-së.

-1 punonjëse në sh.a.Ujësjellës-Kanalizime.

-1 ushtarak në Repartin Ushtarak në Poshnje.

-1 punonjëse në fasonerinë "Malotex".

-1 polic beratas që punon në DPV Fier.

-1 kambist.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?