Saimir Tahiri se bashku me djalin

VIP & Spektakël

Djali i vogël i Saimir Tahirit feston ditëlindjen, ish-ministri ndan videon emocionuese me të birin

13 Prill 2021, 18:32| Përditesimi: 13 Prill 2021, 18:36

  • Share

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili tashme prej kohësh është jashtë politikës aktive, ka ndarë një moment të veçantë krah djalit të tij të vogël.

Ish-ministri e ka uruar publikisht për ditëlindjen djalin e vogël, i cili mbush 2 vjeç, teksa ka shpërndarë edhe një video të ngrohtë familjare ku Golik është ulur në prehrin e tij.

Në video dëgjohet teksa Tahiri e pyet djalin e vogël se sa vjeç mbush Golik, dhe ai i përgjigjet 'du' dhe e tregon edhe me gishta.

 “Sot 2 vjeç, e ka filluar me shpjegimet e gjata. Dhe Golik #ditelindje #golik #2vjec #birthdayboy”, ka shkruar Tahiri krahas videos.

Kujtojmë se ish-ministri, i cili ndan vazhdimisht në rrjetet sociale momente me familjen ka edhe një djalë më të madh të cilin e ka pagëzuar me emrin Drin.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?