Alexander Soros dhe kryeministri Edi Rama

Politikë

Djali i George Soros poston foton me Ramën: Me mikun tim, aftësi frymëzuese lidershipi në vend e rajon

2 Shtator 2021, 21:42| Përditesimi: 2 Shtator 2021, 22:39

  • Share

Djali i George Soros, Alexander ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto me kryeministrin Edi Rama. Në Instagram, Alexander Soros e konsideron Ramën mikun e tij, ndërsa vlerëson kryeministrin si një lider frymëzues në rajon e më gjerë.

 “Me mikun tim Edi Rama fundjavën e shkuar në Tiranë, i cili vijon që të tregojë aftësi frymëzuese lidershipi në vend, rreth rajonit dhe në të gjithë botën”, shkruan ai.

Kryeministri Edi Rama dhe djali i Georg Soros , nënkryetar i Fondacioneve “Shoqëria e Hapur”, u takuan fundjavën e fundit, pasi Alexander vizitoi një grup afganësh të strehuar në Durrës, pas evakuimit nga Kabuli.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?