Kamëz/ Djali godet me thikë nënën e tij! Gruaja 10 vite më parë vrau ish-bashkëshortin

7 Mars 2022, 13:36| Përditesimi: 7 Mars 2022, 15:31

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku djali ka goditur me thikë nënën e tij. Pranë Insitutit Bujqësor në Kamëz Ajet Sina (Lleshi) 25 vjeç, banues në Burrel ka goditur me thikë nënën e tij Sofie Sina 56 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Burime nga Policia bëjnë me dije se Safie Sina jeton në Kavajë me bashkëshortin e saj të dytëm, pasi nga i pari është divorcuar.

Ajo kishte ardhur në Tiranë për të takuar të ëmën, që e ka banesën në rrugën “Jusuf Grevalla”, teksa rrugës që po shkonte atje është goditur me thikë në shpinë nga i biri i cili më pas është larguar me vrap.

Pas divorcit me burrin e parë, Safia Sina e ka varë atë, ngjarje e ndodhur para 10 vitesh dhe për krimin ka bërë 9 vite burg. Nuk dihet nëse kjo ngjarje lidhe me sulmin sot nga i biri.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?