DJ që ndërroi jetë në aksident

DJ shqiptar aksidentohet për vdekje pas koncertit në Itali! Ferrari me 200 km/h përplaset me anësoret dhe bëhet copash (Foto)

1 Prill, 16:56| Përditesimi: 1 Prill, 17:39

  • Share

Një shqiptar i Kosovës me banim në Zvicër ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali teksa udhëtonte me një mjet tip ‘Ferrari’ të dielën.

Mediat italiane shkruajnë se Ferrari i bardhë po lëvizte me shpejtësi mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore. Makina  u copëtua, copat u shpërndanë dhe flakë të mëdha u panë në autostradë. Bashkë me shqiptarin në makinë ishte dhe një grua e cila po ashtu ka ndërruar jetë.

40-vjeçari Isa Q. vetëm disa orë para vdekjes ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës ishte nisur me Ferrari për në Itali. Vëllai i tij 41-vjeçar Agim Q. ka konfirmuar se automjeti i përkiste atij.

“Është e vështirë ta përshkruash me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai.

Vëllai i viktimës thotë se nuk e di se si ndodhi aksidenti, kush ishte në timon dhe kush ishte viktima tjetër.

“Për momentin nuk kemi marrë shumë informacion nga policia. Vëllai im tjetër, i cili jeton në Itali, tani kujdeset për gjithçka.” 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lombardi: 01/04/2024 18:22

    Eshte e cuditshme se si i lejon Italia qe te futen nga Zvicrra dhe te terbohen neper rruget italiane duke parakaluar zig zak si ti doje qejfi ngaqe e dine se nuk gjobiten. Po ta besh ne Zvicerr me targa te huaja te denojne pervec gjobes edhe qe te mos futesh brenda shtetit nga 3muaj e lart.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?