Divorci/ Elia Zaharia shfaqet ‘shik’ në gjykatë, mungon Leka! Shtyhet seanca, avokati Roshi për Report Tv: Princi jashtë Tirane, do ndahen

18 Mars, 11:11| Përditesimi: 18 Mars, 14:24

  • Share

TIRANË- Ndryshe nga hera e shkuar, kur Elia Zaharia, u paraqit në gjykatë, me profil të lodhur dhe të vetmuar, këtë të hënë, mbërriti ndryshe për seancën e zgjidhjes së martesës së saj me Princ Lekën.

E shoqëruar nga avokatja e saj, e veshur dhe e kuruar mirë, Elia ia lejoi vetes të shfaqej me dëshirë publikisht pas videoskandalit në Oborrin Mbretëror, ku u përplas fizikisht me ish-bashkëshortin Princ Leka.

Në këtë seancë palët do të pyeteshin nëse duan ti japin dhe një shans martesës së tyre. Por trupi gjykues, për shkak të mungesës së Lekës II i cili u përfaqësua nga avokati i tij Aranit Roshi, seanca u shty për një 11 prill.

“Unë isha prezent në seancë, por klienti im jo pasi ndodhej jashtë Tiranë për arsye personale. Edhe pse unë e përfaqësova klientin tim, gjyqtari duhet të dëgjonte të dyja palët e prekura, pra edhe vetë Princin, nëse ka apo jo shanse pajtimi. Por jo, ata do bëjnë marrëveshje dhe do zgjidhet çdo gjë, do ndahen”, tha avokati për Report Tv.

Aktorja u fotografua edhe kur doli nga Gjykata. Princin me të cilin u nda pas 15 vitesh së bashku vitin e kaluar, nuk e pati as 5 metra larg, siç është përcaktuar në urdhër mbrojtje .

Kujtojmë se më 5 mars çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrit brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia dhe  pamjet u bënë edhe virale

Në videon e regjistruar nga Princ Leka aktorja shikohet duke e goditur, kurse babai i saj, Gjergj Zaharia mban në dorë një statujë druri.

Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin. Po ashtu edhe baba e bijë paditën për dhunë 42-vjeçarin.

Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri dhe Leka duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados. 

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, por po kryhen hetime për të zbuluar se kush e nxori videon në media.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?