Divjakë/ Preku telat elektrikë me tubin e vaditjes, ndërron jetë 31 vjeçari në fshatin Biçukas, ishte duke ujitur misrin

2 Shtator 2023, 09:37| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 14:38

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Biçukas në Divjakë mëngjesin e kësaj të shtune. Një 31-vjeçar ndërroi jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte duke punuar tokën.

Armand Nasufi ishte duke ujitur misrin në aftësi të banesës së tij dhe në një moment duke ndërruar tubat prej alumini, ka rënë në kontakt me telat e energjisë elektrike të cilët kanë qenë shumë ulët.

Në fshatin Biçukas, Divjakë, shtetasi A. N., 31 vjeç, duke punuar në tokën e tij, dyshohet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?