Shkolla 'Mihal Nako' dhe nxënësi Emiliano Liçi

Divjakë/ Nxënësi me aftësi ndryshe nuk u lejua të shkonte në shkollë, Ministria e Arsimit pezullon drejtoreshën e shkollës dhe drejtorin e Zyrës Arsimore

27 Mars 2022, 14:09| Përditesimi: 27 Mars 2022, 14:14

  • Share

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka pezulluar nga detyra drejtorin e Zyrës Arsimore Divjakë dhe drejtorin e shkollës "Mihal Nako" në Fierseman, pasi një nxënës me aftësi ndryshe nuk u lejua të shkonte në shkollë.

Rasti i Emiliano Liçit u denoncua nga një emision investigativ, ndërsa Ministria e Arsimit njofton se pezullimi është bërë pas hetimeve paraprake dhe se është ngritur një grup pune për verifikimin e plotë të rastit dhe marrjen e masave përfundimtare për personat përgjegjës.

Liçi do rikthehet në bankat e shkollës nga dita e nesërme, ndërsa ishte mësuesi ndihmës i tij që ngriti këtë shqetësim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?