Divjakë/ Aksident në punë, humb jetën 53-vjeçari! U godit nga piruni në një fabrikë grumbullimi perimesh

25 Janar, 11:19| Përditesimi: 25 Janar, 14:53

  • Share

DIVAJKË- Ilir Lena, kishte shkuar normalisht në punë ashtu sicc kishte bërë ccdo ditë, por pa e ditur se këtë të enjte do të ishte e fundit për të. Pikërisht në vendin që kishte punuar prej 20 vitesh si grumbullues perimesh në Divjakë, u përplas nga një mjet i rëndë “Piru”, i cili fillimisht e la të plagosur e më pas rrugës për spital ndërroi jetë.

Në momentin e ngjarjes, sipas informacioneve, 53-vjeçari ishte ulur për të mbledhur karrota, kur kolegu i tij tashmë i arrestuar e përplas me mjetin e rëndë teksa po ecte mbrapsht pa e parë.

"Rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit Ristan Janko., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi Ilir Lena, 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital", njofton policia. 

Me lot në sy dhe të tronditur nga ngjarja, kolegë të viktimës e tregojnë si një njeri të mirë dhe puntor.

“U ul për të marrë dy karrota poshtë, aty ndodhi mbase. Ka kaq vite që punon këtu”, thotë një koleg.

Ngjarja ka ndodhur në fabrikën Agro F&R Janko, në pronësi të Ristan Janko. Në vendngjarje grupi hetimor punoi për të zbardhur ngjarjen, ndërsa u morën në pytje dhe të gjithë personat që kanë dijeni mbi ngjarjen.

Ora 11:39
53-vjeçari humbi jetën nga aksidenti në punë, kolegët në lot: Kishte vite që punonte këtu

 

Një 53-vjeçar humbi jetën nga një aksident në punë në një fabrikë në Divjakë. Kolegët e tij në lot thonë se Ilir Lena kishte vite që punonte në fabrikën Agro F&R Janko.

Një prej tyre tregon se është ulur për të marrë dy karrota dhe se më pas është aksidentuar nga një pajisje.

“U ul për të marrë dy karrota poshtë, aty ndodhi mbase. Ka kaq vite që punon këtu”, thotë një koleg.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?