Divjaka, plazhi e parku natyror i tejmbushur me vizitorë nga e gjithë bota! Turistët: Vend i shkëlqyer, e duam shumë

16 Gusht 2023, 16:18| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 16:25

  • Share

Natyra ka bërë në Divjakë atë ç’ka njeriut do t'i duhej vite për ta realizuar.

Në brendësi të plazhit të Divjakës është krijuar një ishull i madh rëre, ku përveç vlerave të tjera, qetësia dhe pastërtia ka tërhequr vëmendjen e pushuesve vendas e të huaj.

Këtë mrekulli te natyrës e kanë shfrytëzuar bizneset duke ofruar shërbime cilësore madje edhe kënd lojërash për fëmijë madje dhe shpendë të rrallë.

Këtë sezon turistik që është në kulmin e vet ky ishull frekuentohet nga pushues vendas e të huaj.

“Ne e duam Shqipërinë shumë. Vijmë nga Polonia, kemi vizituar shumë vende dhe jemi të suprizuar nga Shqipëria. Njerëzit mikpritës, ushqimi i mirë, plazhi dhe parku natyror, kemi parë shumë shpendë këtu në Divjakë”

“Plazhi është i shkëlqyer, natyra e gjithashtu. Shërbimet janë shumë të mira, sidomos lojërat për argëtimin e fëmijëve”, tha çifti nga Polonia.

Numri i turistëve këtë sezon ne Divjake është 35% më i lartë se vitin e kaluar.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dakord: 16/08/2023 19:41

    O zot shyqyr, në mirë do bëhet. Doli Shqipëria nga bataku. Vetëm një gjë duhet të bëjë qeveria, të ndalë me çdo kusht pagat në të zezë se mbetëm te lista e vendeve më të varfër në europë kur as nuk është e vërtetë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?