Ditët e fundit të Zamir Dules, përlotet i vëllai: Që pas torturave s’ka bërë jetë të qetë! Përmendte SHIK-un dhe frikësohej

5 Prill, 17:42| Përditesimi: 5 Prill, 17:55

  • Share

1712331860_dule.JPG

Tronditjen psikologjike te torturave nga SHIK ndaj gazetarit Zamir Dule që ndërroi sot jetë e pohon edhe vëllai i tij Pëllumb Dule i cili thotë se vazhdimisht në mënyrë të pavullnetshme thoshte nga tronditja se po na vjen ShIK-u.

 “Që kur u godit si gazetar që atëherë nuk ka bërë një jetë të tij lirshëm të qetë. Sa herë fliste jo SHIK-u, kishte frikë akoma, e kishte atë e dinë e SHIK e të asaj që i bënë atje. Më të keqe se ai s’ka pasur njeri në botë”, tha ai vëllai Pëllumb Dule.

“Jetonte në kushte shumë të vështira”, shtoi ai.

Ndërsa motra Zhaneta Mersini tregon momentet e fundit të vëllait të saj dhe thotë se ai donte shumë të jetonte pavarësisht gjendjes shëndetësore.

“I erdhi e papritur. Kur erdha unë e gjeta të ënjtur, kishte shkuar në urgjencë i kishin dhënë mjekime për të ftohur. I bënë mjekime nuk i bënë gjë. Më merr vëllai në telefon më thotë hajde se Zamiri është shumë sëmurë. Erdha e mora e çova në Korçë në Senatorium. E mbajtën 10 dit aty dhe nuk kishte përmirësim fare. Kishte një valvul të bllokuar e çuam në kardiologji. Aty e mbajtëm përsëri 10 ditë. Filloi një ç’enjtje të trupit.  Nuk kishte ndonjë përmirësim kushedi.

Një ditë më parë i ra oksigjeni, e kam çuar në spital. Doktori i zemrës më tha që ka shumë si Zamiri që presin të sëmurë. Zamirin mund ta mbaj mend edhe pasi doli nga operacioni që i vunë valvulës qe shumë i kënaqur i gëzuar, shpëtova tha. Mirëpo ndodhi një tjetër problem ndërkohë që Zamiri kishte marrë shkarkues dhe hollues gjaku, holluesit i dëmtuan trurin dhe pësoi hemorragji cerebrale. Zamiri i kaloi ditët në vetmi, i mbyllur në vetvete, me punët e shtëpisë. Nuk donte të fliste shumë me njerëzit, ishte i vetmuar.”


Lajmi kryesor:

E masakroi Berisha në '97, ndërron jetë gazetari Zamir Dule! Kolegu: I pari që guxoi t'i bëjë profil të paautorizuar! Familjarët: Vuajti në vetmi


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?