Luigi Soreca dhe Edi Rama

Ditët e fundit në detyrë, Rama përshëndet Sorecën: Suksese miku im napolitan, Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia jote

29 Mars 2022, 10:21| Përditesimi: 29 Mars 2022, 10:23

  • Share

Në ditët e fundit të detyrës së tij si ambasador i BE, Kryeministri Edi Rama ka falënderuar duke publikuar edhe një fotografi me Luigi Soreca.

Rama e ka falënderuar për punën e palodhur dhe respektin që ka treguar kundrejt Shqipërisë, duke i rruara edhe suksese në detyrën e tij të re.

“Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia jote”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca do të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) pas emërimit të tij nga Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell si i Dërguari i tij i Posaçëm për Migracionin e Jashtëm, me gradën Ambasador.

Pozicioni i ri vjen si një vlerësim për punën e tij të suksesshme në Shqipëri si Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian që nga shtatori 2018.

Ky emërim i Sorecës vjen disa muaj përpara, pasi ishte parashikuar të ikte në korrik, por situata e krijuar nga refugjatët ukrainas ka bërë që të përshpejtohet lëvizja. Emërim i Sorecës në detyrën e re vjen pa u emëruar ende zëvendësuesi i tij nga BE në Tiranë. Për shkak të situatës së krijuar është kërkuar që të lëvizë përpara kohe.  

“Faleminderit i dashur Luigi për punën tënde të palodhur në Shqipëri

Faleminderit i nderuar ambasador i BE për respektin tënd kundrejt Shqipërisë.

Faleminderit për gjithçka i dashur mik napolitan.

Suksese në detyrën e re, Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia jote.”, shkruan Rama.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?