Foto nga furgoni me dozat e vaksinës

Ditën e sotme në Itali kanë arritur dozat e para të vaksinës anti-COVID, ja kush do të vaksinohen të parët

25 Dhjetor 2020, 12:46| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 12:53

  • Share

ITALI- Mëngjesin e sotëm furgoni me 9,750 dozat e para të vaksinave Pfizer kaloi qafën e Brenner dhe hyri në Itali i shoqëruar nga policia dhe karabinierët, siç kanë raportuar edhe mediat vendase.

Dozat e para të vaksinave do të qëndrojnë në spitalin Spallanzani të Romës, në të cilin janë ndërtuar të gjithë kushtet për të pritur vaksinën e më pas do të shpërndahet në pikat e caktuara më parë.

Vaksinimi i qytetarëve do të fillojë ma datë 27 dhjetor, si të gjitha shtetet evropiane dhe do të administrohen nga personeli mjekësor.

Grupet të cilat do të kenë prioritet për vaksinimin anti-COVID do të jenë fillimisht personeli mjekësor të cilët qëndrojnë edhe në vijën e parë në këtë “luftë të ashpër” me koronavirusin. Më pas do të vaksinohen punonjësit e shtëpive të të moshuarve, e grupi i fundit por jo më pak i rëndësishëm do të jenë të moshuarit mbi 80 vjeç të cilët janë edhe një kategori shumë e rrezikuar ndaj virusit.

Qeveria italiane për shkak të festave të fundvitit, ka miratuar masat të reja anti-COVID dhe aktualisht gjendet e gjitha në një zonë të kuqe. Italia është vendi i 8 në botë me numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi.

Pasi Agjencia Evropiane e Barnave ka autorizuar vaksinën Pfizer për në Evropë, më datë 6 janar pritet të mblidhet në kuadër të autorizimit të vaksinës Moderna.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?