Ditëlindja i zbuloi sekretin? Ja përse po flasin njerëzit pas ditëlindjes së Xhensilës

10 Prill 2023, 12:12| Përditesimi: 10 Prill 2023, 12:21

  • Share

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, festoi dje 30 vjetorin e saj dhe në mbrëmje organizoi një festë mes miqsh. Por detajet nga festa dhe nga postimet e të ftuarve kanë zbuluar një sekret për artisten e një sërë hiteve.

Pamjet nga festa e ditëlindjes së Xhensilës u bënë menjëherë virale në rrjet, pasi pjesë e saj ishin edhe emra të njohur në showbizin shqiptar.

Por mesa duket urimet, videot dhe postimet e të ftuarve në festë kanë treguar se këngëtarja po festonte dy gëzime.Burimet bëjnë me dije se artistja është në pritje të ëmbël.

Madje edhe nga fotot e videot e festës duket se barku i saj është i rrumbullakosur. E po ashtu, si për t’i vënë kapakun, Xhensila nuk u pa të pinte shampanjë apo pije të tjera, ndryshe nga të ftuarit e tjerë

Edhe në rrjet, njerëzit komentonin se Xhensila është në pritje të ëmbël.

Aludime për një shtatzani të mundshme janë përfolur për një kohë të gjatë po ka qënë ajo e cila i ka mohuar. Tashmë pas këtyre fotove dhe videove, nuk dihet nëse Xhensila do bëjë publik lajmin e bukur, apo do ta shijojë edhe për ca kohë në privatësi.

E lindur më 9 prill të vitit 1993, artistja ka mbushur plot 30 vite jetë.Padiskutim urimet për të ishin të shumta nga fansat, miq dhe të afërm por ajo që u spikat më shumë është padyshim urimi i bashkëshortit të saj Bes kallaku.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 11/04/2023 14:58

    Di gje Ilir Meta spiuni?

    Përgjigju
    • Ketti: 11/04/2023 21:04

      Ahahaha sa qesha

    • Selo: 11/04/2023 17:13

      Ku di gje legeni

  • Zyber Tyta: 10/04/2023 20:10

    Po kujt i plasi raku për xhensilën o ça lajmi

    Përgjigju
    • Xhaxhi Tomorri: 11/04/2023 23:30

      Sakte

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?