Stadiumi 'Fadil Vokrri'

Ditëlindja e 62 e Fadil Vokrrit, vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës me emrat më të njohur

21 Korrik 2022, 16:50| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 16:53

  • Share

Në nder të ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri do të zhvillohet një ndeshje miqësore vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës ku pjesë e skuadrave do jenë futbollistë që kanë luajtur në të kaluarën. Ndeshja do zhvillohet në ditën kur legjenda e futbollit duhet të mbushte 62 vjeç, me 23 korrik në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00.

Kjo përballje do bëjë që të zbresin në fushë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit në Shqipëri dhe Kosovë.

Në listën e lojtarëve kuqezi të ftuar për këtë ndeshje bien në sy emra të njohur të futbollit shqiptar, nga vitet 80’-të në vitet 2000’, të cilët kanë bërë histori edhe me Kombëtaren si: Altin Lala, Blendi Nallbani, Debatik Curri, Haxhi Ballgjini, Mërgim Mavraj, Altin Lala, Agustin Kola, Armend Dallku etj. Trajner i Shqipërisë në këtë sfidë simbolike do të jetë ish-futbollisti dhe ish-trajneri i njohur shqiptar, Sulejman Mema.

Kjo është sfida e dytë vëllazërore mes veteranëve të futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, teksa e para u luajt më 17 shkurt 2022 në Prishtinë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Lista emërore e ekipit kombëtar të veteranëve për vëllazëroren Kosovë – Shqipëri, 23 korrik 2022:

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?