Ditë me diell, parashikimi i motit për sot

15 Shkurt, 08:50| Përditesimi: 15 Shkurt, 08:56

  • Share

Ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare në orët e mesditës. Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së apo mjegullinës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare  1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-14m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 11°C 

në zonat e ulëta  -3 deri 16°C 

në zonat bregdetare 2 deri 16°C.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?