Ditë me diell dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

21 Shkurt, 07:13| Përditesimi: 21 Shkurt, 07:14

  • Share

Ditën e Mërkurë vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me mot të vranët kryesisht në jug të vendit si dhe kthjellime të herëpashershme në pjesën tjetër të territorit.

Në orët e mesditës dhe pasdites parashikohen reshje të dobëta shiu në mënyrë të izoluar dhe lokale në jug të vendit, përqendruar në relievet malore. 

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë./ Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Temperaturat parashikohen

Në zonat malore -2 deri 12 C

Në zonat e ulëta 2 deri 20 C

Në zonat bregdetare 4 deri 20 C.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?