Foto ilustruese

Ditë me diell dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

16 Shkurt, 07:40| Përditesimi: 16 Shkurt, 07:42

  • Share

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell.

Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës apo mjegullinës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare  1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 8-10m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2ballë./Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 15°C

në zonat e ulëta  -1 deri 21°C

në zonat bregdetare 3 deri 20°C

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?