Peshëngritësi Erkand Qerimaj

Ditë jo për Qerimajn! Peshëngritësi realizon vetëm 1 nga 6 provat, por renditet provizorisht i pari në shkëputje

31 Maj 2022, 16:43| Përditesimi: 31 Maj 2022, 16:44

  • Share

Gara e Erkand Qerimajt në kampionatin europian të peshëngritjes, që po mbahet në Tiranë, nuk ka shkuar ashtu siç pritej edhe pse shkodrani garoi në baderinë B, por me peshat e ‘A-së’.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë Qerimaj nuk arriti të klasifikohej në dy garësh, pasi realizoi vetëm 1 nga 6 provat, por arriti që të dilte i pari në shkëputje. Qerimaj pas dy provave të dështuara në këtë disiplinë me 150 kilogramë ngriti të tretën po me këtë peshë.

Në shtytje dështoi dy herë të ngrinte 174 kg, ndërsa në të tretën u tërhoq, duke mos dhënë rezultat.

Kështu, aventura e Qerimajt në Europian e shtëpisë u mbyll pa sukses. Në këtë peshë do të garojë në orët e mbrëmjes edhe Briken Calja. Ai është në Baterinë A, që e nis konkurrimin në orën 20:00.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?