Ditë historike për vendin, Report Tv në transmetim maratonë nesër nga ora 8:30 deri në 23:00! Gjithçka ndodh në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

5 Dhjetor 2022, 14:09| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 14:13

  • Share

6 dhjetori do të jetë një ditë historike për vendin, teksa të gjithë liderët e Bashkimit Evropian do të zbarkojnë në Tiranë. Këtë moment të rëndësishëm të Samitit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor Report Tv do ta sjellë hap pas hapi përmes një transmetimi maratonë.

Nga ora 08.30 e mëngjesit deri vonë në mbrëmje në orën 23.00, do të ketë raportime live me gazetarët, të cilët do të ndjekin hap pas hapi zhvillimet e Samitit me konferencat dhe prononcimet e liderëve kryesorë të BE-së dhe Ballkanit që vijnë në vendin tonë.

Do të ketë të ftuar në studio dhe raportime të vazhdueshme në drejtpërdrejtë nga protesta që Sali Berisha pritet të mbajë gjatë zhvillimit të Samitit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?