Ditë e zezë për Brazilin, 35 mijë raste të reja Covid në vetëm një ditë
Brazili ka regjistruar ditën më të zezë në frontin antiCovid.
Plot 34.918 infeksione janë regjistruar në 24 orët e fundit që rrisin numrin e përgjithshëm të infeksioneve në vend në 923,189.
Ministria e Shëndetësisë raportoi gjithashtu se janë regjistruar edhe 1228 vdekje.
Shifrat e reja të vdekjeve, e përkeqësojnë totalin e atyre që kanë humbur jetën në më shumë se 45 mijë.
Lajmi kryesor: