Kronikë

Ditë e ngrohtë vere në gjithë vendin, por me reshje lokale dhe afatshkurtër gjatë mesditës

1 Maj 2021, 07:23| Përditesimi: 1 Maj 2021, 07:27

  • Share

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten në të gjithë territorin, duke gjeneruar shira të afatshkurtër në veri dhe qendër gjatë mesditës. Pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë dukshëm kushtet e motit, ku kthjellimet do jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 29-30°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?