Ditë acari në vend, por shqiptarët kursejnë për t’u ngrohur: Kemi ftohtë, por s'ia dalim dot me kondicionerin

23 Janar 2022, 21:57| Përditesimi: 23 Janar 2022, 21:59

  • Share

Në këto ditë të ftohta dimri kryefjala e familjeve shqiptare është padyshim ngrohja. Por me se ngrohen shqiptarët dhe sa është kostoja?

“Me rezistencë. Kostoja mujore shkon shumë, por nuk e ndezim, pak e ndezim sepse s’kemi lekë me paguar shumë o gocë, megjithëse kam ftohtë.”

“Mbërdhimë, me asgjë, hiç”- shprehet një tjetër qytetar.

“Ngrohemi me dru kur kemi mundësi, kur s’kemi me energji ose rrimë pa ngrohur. E sheh si jemi vesh, nuk përballohet kostoja. 90% nuk i përballojnë. Unë personalisht i përballoj, por i shoh fqinjët e mi ,katastrofë. Nuk ngrohen fare, kursejnë se s’kanë.”

“Ne ngrohemi me kondicioner. Në muaj na shkon afërsisht 4 mijë- 6 mijë lekë të rinj. Ne i përballojmë, sepse kam një biznes të vogël.”

Në 48 orët e fundit i gjithë vendi është përfshirë nga temperaturat e ulëta me disa gradë nën zero, ndërsa ngrica dhe dëbora janë prezente në rrugë. Kjo situatë pritet të na shoqërojë edhe në ditët në vijim.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?