Foto ilustruese

Dita nis me reshje shiu në të gjithë vendin, në mbrëmje kthehen kthjellimet e temperaturat e ulëta, parashikimi i motit për sot

26 Janar 2021, 07:31| Përditesimi: 26 Janar 2021, 07:36

  • Share

Mëngjesi i sotëm do të nis me varënsira dhe rrebeshe shiu në zonat e ulta dhe bregdetare por reshje dëbore do ketë në zonat lindore.

Mesdita dhe pasditja sjellin më pak reshje dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërsa nata rikthen motin e kthjellët por të ftohtë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 10°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi Veriore-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?