Moti

Dita nis me kthjellime, pasditja sjell vranësira, ja parashikimi i motit për sot

17 Dhjetor 2020, 07:17| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 07:24

  • Share

Mëngjesi i sotëm do të paraqitet me kthjellime, por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë duke lënë gjysmën perëndimore me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?