Dita nis me diell, pasditja sjell vranësira, parashikimi i motit për sot

12 Shtator 2023, 08:07| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 08:11

  • Share

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por ulen  në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në  35 km/h nga drejtimi Jug –  Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?