Kronikë

Dita nis me diell e temperatura të larta, por pasditja pritet të sjellë vranësira! Ja si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

24 Gusht 2021, 07:01| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 07:02

  • Share

Vendi ynë do të paraqitet deri në mesditë nën ndikimin e masave ajrore të kthjellëta dhe relativisht me temperatura të larta. Por orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin kalime vranësirash nëpër territor ku më të dukshme do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rënie të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 16°C deri në 37°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?