Foto ilustruese

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, mesazhi i SHBA: Departamenti i Shtetit e lufton përmes diplomacisë, media luan rol kryesor

9 Dhjetor 2022, 11:22| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 11:30

  • Share

Në kuadër të ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit, ambasada e SHBA në Tiranë ka deklaruar se këtë fenomen DASH e lufton përmes diplomacisë. Në një postim në facebook, Ambasada Amerikane ka dhënë edhe nëj mesazh që të gjitha institucionet duhet të jenë të jenë të bashkuara për luftën kundër orrupsionit dhe për të zhvilluar standarte të forta ndërkombëtare. Ambasada e SHBA ka vendosur theksin edhe te liria e fjalës së lirë, medias dhe gazetarëve, duke i mbështetur këta të fundit dhe duke i konsideruar si motorri lëvizës i zhvillimit dhe transparencës.

"Korrupsioni po tentohet të frenohet përmes kufizimit të vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar", shkruan ambasada.

SHBA-ja lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke forcuar institucionet qeveritare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar, si dhe duke mbështetur gazetarët. Është ky mesazhi i Ambasadës Amerikane në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Departamenti i Shtetit i SHBA-së lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar", shkruhet në postimin e ambasadës

Në postimin e saj,  ambasada thekson se “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global”.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?