Dita ndërkombëtare e romëve, filma dhe ekspozita: ‘Mbivendosje’ nga Ferdinant Koçi! Në Shtëpinë e Europës filmi ‘20 ditë në Mariupol’

8 Prill, 11:56| Përditesimi: 10 Prill, 11:33

  • Share

Qëndron e hapur sot e nesër në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë ekspozita e fotografit Xhemali Moku “Komuniteti mes imazheve”. Ndërsa prej orës 17.00 do të shfaqen dokumentarë e filma për jetën e komunitetit rom në Shqipëri e botë.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, shfaqet sot në orën 18.30 në kinema “Milenium” dokumentari “Rrugëtimi” që rrëfen zhvendosjen e banorëve të komunitetit nga Bregu i Lumit në Lanabregas.

Çelet sot në orën 17.00 në Parking Art Gallery në Tiranë ekspozita personale e Ferdinant Koçit “Mbivendosje” e kuruar nga Sead Kazanxhiu.

Pret vizitorët deri në 27 prill në Muzeun "Marubi" në Shkodër ekspozita "Felice Beato dhe Adolfo Farsari - Dy italianë në Lindjen e Largët".

Shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës shfaqja “7 minuta” me regji të Driada Dervishit, dhe me pjesëmarrjen e akoreve Yllka Mujo e Luiza Xhuvani.

Vijon e hapur deri në 21 prill në Qendrën Kulturore Tulla ekspozita vetjake e Shkamb Jakës, “Teknotopia: Është kjo Hiperreale?”, e kuruar nga Labinot Kelmendi.

Shfaqet sot në orën 18.30 në Shtëpinë e Europës në Tiranë filmi "20 ditë në Mariupol" i vlerësuar me çmim "OSCAR" si "Dokumentari më i mirë" me regji të Mstyslav Chernov.

Qëndron e hapur deri në 26 prill në sallat ekspozuese të bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë ekspozita “Mbetjet e paranojës” me fotografi të mjeteve të rënda ushtarake të dokumentuara nga Diebold.

Vijon sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin “Zonja e Bujtinës” mbahet monokomedia “Njeriu i pyllit” me regjisorin e aktorin Naun Shundi.

Qëndron e hapur deri në  13 prill në galerinë “FAB” në Tiranë ekspozita e artistit Ilir Kaso “Ky nuk është një suvenir”.

Pret  vizitorët deri në 5 maj në galerinë “Zeta” në Tiranë ekspozita “Petale të panumërta” si  bashkëpunim i 6 artistëve shqiptarë e sirianë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?