Kronikë

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Kushi: Prioritetet e qeverisjes, jo vetëm për 4 vitet e ardhshme, por edhe në vizionin “Shqipëria 2030”

12 Gusht 2021, 11:12| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 11:19

  • Share

Sot është dita ndërkombëtare e Rinisë. Me rastin e kësaj dite, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka dhënë një mesazh për të rinjtë, ndërkohë që nënvizon se rinia do të jetë prioritet i qeverisjes, jo vetëm për 4 vitet e ardhshme, por për vizionin ‘Shqipëria 2030’.

Ky vizion, sipas ministres Kushi ka të bëjë me arsimim më cilësor, më shumë mundësi punësimi sipas nevojave të tregut, shanse të barabarta, në mënyrë që pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje dhe jetën publike në vend të rritet.

Në mesazhin e saj, Ministrja Kushi theksoi se ditë të tilla të shënuara i kujtojnë vendimmarrësve dhe gjithë shoqërisë se çdo ditë e vitit është e rëndësishme për mbështetjen e të rinjve.

“Është në detyrën dhe përgjegjësinë tonë që të mos i ndalim për asnjë moment përpjekjet për ju”- nënvizon ajo.

“E me të gjitha këto synojmë pa dyshim jo vetëm përmirësimin e cilësisë së jetës dhe rritjen e standardeve, por edhe pajisjen tuaj me dije e aftësi të konkurrueshme me të rinjtë e të rejat në BE. Prandaj, bashkë me ju, dhe për ju, punëve të mira të realizuara vitet e fundit, do t’i shtojmë akoma më shumë energji e politika që synojnë drejtpërdrejt progres dhe një të ardhme më të mirë këtu, në Shqipërinë tonë të dashur” – cilëson ministrja Kushi në video-mesazhin e saj.

 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?