Presidenti Ilir Meta

Kronikë

‘Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës’, Meta: Simbol i vuajtjes në emër të lirisë, në Shqipëri dhe Kosovë kemi patur mijëra ‘Mandelat’

18 Korrik 2021, 17:27| Përditesimi: 18 Korrik 2021, 17:28

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, presidenti na ka risjell në vëmendje vëmendje veprën dhe trashëgiminë e vlerave të një personaliteti të madh dhe të paharruar, simbol të vuajtjeve në emër dhe për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, i cili frymëzon në çdo kohë me angazhimin dhe përkushtimin e palodhur për paqen dhe pajtimin.

Ai e ka krahasuar edhe me disa personazhe në Shqipëri dhe Kosovë, si At Zef Pllumin, Pjetër Arbnorin, Adem Demaçin të cilët sipas Metës për dekada me radhë u privuan nga liria, vuajtën dhe u përndoqën nga regjime mizore për shkak të ideve dhe besimeve të tyre, por mbijetuan për të na rrëfyer dhe inkurajuar për të qenë më tolerantë për idetë, besimet dhe kulturat e njëri-tjetrit, si dhe gjithmonë syçelët për mbrojtjen e demokracisë dhe pluralizmit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sing: 19/07/2021 01:49

    Ti meriton me keq se MANDELA qe ishte njeri i perkryer qe e respektonte dhe e respekton e gjithe bota

    Përgjigju
  • Like: 19/07/2021 01:47

    Ik o injorante mos e hape halene shume. Mos mendo se me keto xhevahire qe nxjerre do te fitosh simpatine e shqiptateve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?