Dita Ndërkombëtare e Muzeve, në Berat e festojmë me një vegël muzikore te hershme

18 Maj 2020, 14:21| Përditesimi: 18 Maj 2020, 14:25

  • Share

18 maji është Dita Ndërkombëtare e Muzeve. Në këtë kuadër, në Berat për promovimin e kulturës dhe etnokulturës së qytetit, Qerim Fuga sjell një vegël muzikore të hershme.

Kjo vegël muzikore kanuni  tashmë ndodhet në muzeun Etnografik. Kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo tha se ky vit është një vit i vështirë për Ditën Botërore te muzeumeve, ku drejtoria e monumenteve të kulturës ka hapur siparin me një objekt muzikor Kanuni të një muzikanti të vjetër të shquar si Qerim Fuga.

Demo thekson se sot Berati është gati të pres turistë vendas, ku do të shikojnë guidën natyrore si dhe të vizitojnë muzeumet në Berat. Muzeu është i hapur që nga dita e sotme që përkon me ditën ndërkombëtare të muzeumeve e në vazhdim.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Juri: 18/05/2020 17:27

    Le të prishet dhe ky të ndërtohet një i ri më modern. Mundësisht dhe nja 3 kulla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?