Sot është 2 prilli, Dita Ndërkombëtare e Autizmit dhe Muaji i Ndërgjegjësimit mbi të.
Presidenti Bajram Begaj ka shpërndarë në rrjetet sociale një pamje të Presidencës, institucion që është solidarizuar në këtë datë me të gjithë ata persona që vuajnë nga autizmi.
“Presidenca i bashkohet Ditës Ndërkombëtare të Autizmit dhe Muajit të Ndërgjegjësimit mbi të”, shkruan Begaj.
Në këtë veprimtari morën pjesë edhe deputetet Mimi Kodheli, Etilda Gjonaj, Milva Konomi, Antoneta Dhima, Pranvera Resulaj, Ina Zhupa, Klodiana Spahiu, Mirela Pitushi, Oriola Pampuri, znj. Eslemvera Zake dhe deputeti Ilir Pendavinji.
Në nisje të aktivitetit, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nënvizoi se “Kjo iniciativë është shenjë e dashurisë dhe përkushtimit tonë ndaj fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizimit, por edhe vlerësim i talentit dhe potencialeve tuaja krijuese. Krijimet tuaja janë impresionuese dhe unë jam thellësisht e prekur nga aftësitë tuaja.Të gjithë bashkë, mund dhe do të bëjmë më shumë për të rritur mbështetjen për fëmijët e spektrit të autizmit.”
Drejtoresha Ekzekutive, Englantina Bajrami, falenderoi Kuvendin për organizimin e kësaj veprimtarie dhe bashkëpunimin për adresimin ligjor të problemeve që lidhen me çrregullimet e autizmit.
Deputetja Oriola Pampuri në fjalën e saj inkurajoi koleget që të mbështesin rezolutën e paraqitur në mbështetje të fëmijëve me autizëm dhe familjarëve që kujdesen për ta.
Në vijim, fëmijë e të rinj me çrregullime të autizimit performuan këngë, valle, pjesë muzikore e teatrale dhe prezantuam edhe një ekspozitë të punimeve të tyre.
M.Q./ReportTv.al