Dita Ndërkombëtare e Tokës
Bëj dicka për të shpëtuar Tokën 

22 Prill 2016, 13:56| Përditesimi:

  • Share
Sot shënohet dita ndërkombëtare e Tokës, 22 prilli konsiderohet si dita që shënon ndërgjegjësimin e njerzve lidhur me degradimin e vazhdueshmë të planetit tonë, duke nisur nga ndotja, erozioni dhe keqpërdorimi. 22 prilli është dita që tejkalon kulturën, gjuhën, dhe traditën .
Në të gjithë botën sot festohet edicioni i 46 i ngjarjes më të madhe mjedisore.

Themelues i ditës ndërkombëtare tëe Tokës është senatori amerikan Gaylord Nelson i cili në vitin 1962 propozoi të kremtohet një ditë e tillë si mënyrë për të shpëtuar natyrën.

Propozimi i tij u pranua nga presidenti Kennedy. Pikërisht me këtë datë shumë qytetarë, fëmijë, të rinj e të moshuar kudo në botë ndajnë pak kohë për të mbjellë një pemë, për të pastruar një territor publik, përuruar një lulishte apo për të marrë pjesë në evente që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore.

Kjo datë do të jetë po ashtu historike pasi liderët e 160 shteteve do të firmosin në Paris marreveshjen e klimes me synimin për të ngadalësuar ngrohjen globale.

Gjigandi Google i është bashkuar kësaj dite duke publikuar në faqen e saj të pare momnete të ndryshme të natyrës. Mjafton të klikoni dhe do të shihni doodle si pemë, kafshë, ujë apo shkretëtirë.

National Geografik publikon 10 peme të ndryshme me nga një histori me qëllimin për të të mbjellë deri në vitin 2020 ,7.8 bilionë pemë aq sa është dhe popullsia e botës.

Edhe Nasa në mënyrë simbolike do të kap nga largësia të gjithë njerëzit që bëjnë dicka për të shpëtuar token.

Të gjithë mund të kontribuojmë për të shpëtuar vendin ku jetojmë. Të ecim, të përdorim transportin pubik, të dalim me bicikletë apo të mbjellim një pemë.

Ndoshta një ditë nuk mjafton për të shpëtuar tokën por ndërgjegjësimi është një fillimi i mbarë.


Redaksia online
( b.h/SHqiptarja.com )h

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?