Dita kombëtare e të zhdukurve të luftës, homazhe në Kosovë, Osmani: Serbia synoi zhdukjen e popullit! Kurti: ‘Të pagjeturit’ do i trajtoj edhe në Bruksel

27 Prill 2023, 16:49| Përditesimi: 27 Prill 2023, 17:00

  • Share

Kosova përkujton sot të personat e zhdukur gjatë agresionit serb. Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kanë bërë thirrje për vënien para përgjegjësisë të fajtorëve.

27 prilli në Kosovë shënon Ditën Kombëtare të të zhdukurve nga lufta e viteve 1998-1999. Edhe pse kanë kaluar 24 vite, në listën e personave të pagjetur të Kosovës figurojnë 1648 emra për të cilët dhimbja e familjeve dhe miqve të viktimave është ende e pranishme. Në një postim në rrjetet sociale, presidentja  Vjosa Osmani, tha se ajo që ndodhi me Kosovën në kohën e luftës ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli.

“Ky është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të ish-liderit serb, Millosheviçit. Në ditët si kjo duhet ta kuptojmë jo vetëm se sa e rëndësishme është që të kërkohet kthimi i të gjithë të zhdukurve me dhunë, por mbi të gjitha se sa e rëndësishme është që ta vëmë në vend drejtësinë për ta”, tha Osmani përmes një deklarate.

Gjatë homazheve në përmendoren dedikuar personave të zhdukur, kryeministri Albin Kurti tha se Kosova ka nevojë që urdhëruesit, kriminelët dhe ekzekutorët të shkojnë pas hekurave. Ai shtoi se nevojitet mbështetje ndërkombëtare dhe se këtë çështje do ta diskutojë në takimin e 2 majit në Bruksel.

“Kemi nevojë për drejtësi, kemi nevojë për përgjegjësi, kemi nevojë që kriminelët, fajtorët, ekzekutorët dhe urdhërdhënësit të ndodhen prapa hekurave. Për këtë na nevojitet edhe mbështetja kombëtare, por edhe mobilizimi kombëtar. Pres që me datën 2 maj, ta trajtojmë me urgjencë këtë çështje”, Deklaroi Kurti.

Ndërkohë, ambasada e SHBA-së në Prishtinë, shprehu ngushëllime për familjarët e të zhdukurve dhe se tha se përgjegjësit duhet të marrin dënimine e merituar.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 28/04/2023 12:01

    LAVDI MARTIREVE SHQIPTARE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?